+389 2 3113 059
enmk

KONKURS për registrim

30 May 2017

KONKURS për registrim

Instituti i shkencave shoqërore dhe humane – Shkup shpall

KONKURS
për vitin akademik 2014-2015
për regjistrim të studentëve në studime të magjistraturës në fushat në vijim:

(1) Studimegjinore
(2) Studimetëkulturës
(3) Studime të politikave (policy studies), njëvjeçare dhe dyvjeçare
Kushtet e regjistrimit:
– për programet njëvjeçare: 4 vite studime deridiplomike (ose 240 kredi të fituara sipas ECTS) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane. Suksesi i lartë nuk është kusht, edhepse është përparësi në aplikim.

– për programet dyvjeçare: 3 vite studime deridiplomike (ose 180 kredi të fituara sipas ECTS) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane. Suksesi i lartë nuk është kusht, edhepse është përparësi përparësi në aplikim.

Ligjeratat mund të ndiqen në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze (në varshmëri nga nevojat e studentit/studentes). Pjesa më e madhe e literaturës zgjedhore dhe obligative është e mundësuar edhe në gjuhën angleze.

Numri i vendeve të lira: Nga 15 studentë për secilin program studimor.

Dokumentet e nevojshme:

– Diplomë, vërtetim për studimet e kryera me suskses të ciklit të parë (4 vite ose 240 kredi) ose (3 vite ose 180 kredi) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane, ose përderisa kandidati/kandidatja akoma nuk ka diplomuar, duhet të sigurojë dokument për provimet e dhëna, ndërsa diplomën (vërtetimin) do ta sigurojë më së voni deri më 19 Shtator 2014.

– Në rast të aplikimit elektornik, kopje e vërtetuar në noter e diplomës/vërtetimit mund të dorëzohet në mënyrë plotësuese para nënshkrimit të marrëveshjes për studim në Shtator 2014.

– Formular i plotësuar që mund të merret nga ueb faqja e Institutit: http://isshs.edu.mk

– Biografi personale (CV).

Afati i regjistrimit zgjat deri më 19 Shtator 2014. Fletëparaqitjet së bashku me dokumentet plotësuese mund të dërgohen përmes postës në adresën e Institutit (rr. “20 Oktomvri” nr. 8, kati i 2, 1000 Shkup) ose në formë elektronike në info@isshs.edu.mk. Faqja në internet e Institutit është në adresën në vijim: www.isshs.edu.mk.

Drejtorja e Institutit të shkencave shoqërore dhe humane dhe person përgjegjës për studimet postdiplomike: Prof. d-r Katerina Kollozova katerina.kolozova@isshs.edu.mk

Drejtor i programeve: Doc. d-r Artan Sadiku artan.sadiku@isshs.edu.mk

Persona për kontakt: Doc. d-r Artan Sadiku, Doc. d-r Viktorija Borovska
info@isshs.edu.mk
Теl.: +389 2 31 13 059.

Leave a Reply