+389 2 3113 059
enmk

Zgjatje e afatit të KONKURSIT për registrim

5 Jun 2017

Zgjatje e afatit të KONKURSIT për registrim

E rëndësishme: Në vend se deri më 20 shtator, afati i dërgimit të formularëve për regjistrim në studimet postdiplomike do të zgjasë deri më 23 shtator 2016, pra deri në fund të javës. Për regjistrim në këtë moment është ë mjaftueshmë vetëm të dërgohet formulary për aplikim, ndërsa diploma dhe të gjitha dokumentat tjera duhet të silen në shqyrtim gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për regjistrim. Formulari mund të dërgohet edhe në mënyrë elektronike.

Instituti i shkencave shoqërore dhe humane – Shkup shpall

KONKURS
për vitin akademik 2016-2017
për regjistrim të studentëve në studime të magjistraturës në fushat në vijim:

(1) Studime të politikave (policy studies), njëvjeçare dhe dyvjeçare
(2) Studime gjinore, njëvjeçare
(3) Studime të kulturës, njëvjeçare

Afati i zgjatur i regjistrimit
29 Qershor 2016 – 23 Shtator 2016

Harxhimet e studimeve:
– Për studimet studimore njëvjeçare çmimi është 550 euro në kundërvlerë denari. Në këtë shumë bëjnë pjesë të gjitha harxhimet e studimit si edhe materijalet studimore. Mbrojtja e tezës së magjistraturës paguhet veças.

– Për studimet studimore dyvjeçare çmimi është 800 euro në kundërvlerë denari. Në këtë shumë bëjnë pjesë të gjitha harxhimet e studimit si edhe materijalet studimore. Mbrojtja e tezës së magjistraturës paguhet veças.

Ju njiftojmë se Instituti mundëson pagesën e mjeteve me këste.

Kushtet e regjistrimit:
– për programet njëvjeçare: 4 vite studime deridiplomike (ose 240 kredi të fituara sipas ECTS) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane. Suksesi i lartë nuk është kusht, edhepse është përparësi në aplikim.

– për programet dyvjeçare: 3 vite studime deridiplomike (ose 180 kredi të fituara sipas ECTS) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane. Suksesi i lartë nuk është kusht, edhepse është përparësi përparësi në aplikim.

Pjesa më e madhe e literaturës zgjedhore dhe obligative është në gjuhën angleze, prandaj pritet që studentët të kenë njohuri solide të gjuhës angleze.

Dokumentet e nevojshme:
– Diplomë, vërtetim për studimet e kryera me suskses të ciklit të parë (4 vite ose 240 kredi) ose (3 vite ose 180 kredi) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane, ose përderisa kandidati/kandidatja akoma nuk ka diplomuar, duhet të sigurojëdokument për provimet e dhëna, ndërsa diplomën (vërtetimin) do ta dorezojojë në mënyrëplotësuese.

– Kopje e vërtetuar në noter e diplomës/vërtetimit mund të dorëzohet në mënyrë plotësuese para nënshkrimit të marrëveshjes për studim më së voni deri në fillimin e vitit akademik.

– Formular i plotësuar që mund të merret nga ueb faqja e Institutit www.isshs.edu.mk (nën rubrikën “Programet Studimore” e cila gjindet në menynë në versionin maqedonas të faqes) i cili gjindet në linkun më poshtë.

– Biografi personale (CV).

Afati i parë regjistrimit zgjat deri më 23 Shtator 2016.

Fletëparaqitjet së bashku me dokumentet plotësuese mund të dërgohen përmes postës në adresën e Institutit (rr. “20 Oktomvri” nr. 8, kati i 2, 1000 Shkup) ose në formë elektronike në info@isshs.edu.mk. Faqja në internet e Institutit është në adresën në vijim: www.isshs.edu.mk.

Numri i vendeve të lira:
– 15 studentë për programin studimor Studime Gjinore.
– 15 studentë për programin studimor Studime të Kulturës
– 15 studentë për programin studimor Studime të Politikave (njëvjeçare dhe dyvjeçare)

Informacion bazik rreth institucionit: Instituti i shkencave shoqërore dhe humane – Shkup është insitucion shkencor privat dhe joprofitabil, i regjistruar në Regjistrin e enteve shkencore pranë Ministrisë së arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë (Vendimi nr.30).
Instituti është i akredituar në Bordin për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë për organizimin e studimeve të magjistraturës (master) në lëmitë e shkencave shoqërore dhe humane.

Persona për kontakt:Risto Aleksovski dhe Doc. d-r Viktorija Borovska (koordinatore e programeve postdiplomike), kontakt: info@isshs.edu.mk, risto.aleksovski@isshs.edu.mk, viktorija.borovska@isshs.edu.mk.
Теl.: +389 2 31 13 059.

PARAQITJE PËR REGJISTRIM

Leave a Reply